Në 48 orët e fundit e lanë vendin më shumë se 10 mijë shtetas nga Muriqani dhe Hani i Hotit

Pikat kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit po përballen me një fluks të shtuar të automjeteve, sidomos në dalje. Kjo vjen për shkak të largimit të emigrantëve drejt vendeve ku jetojnë, pas kalimit të festave të fundvitit në vendin tonë.

Sipas të dhënave, në 48 orët e fundit kanë lënë vendin tonë më shumë se 10 mijë shtetas. Këtë të enjte është punuar me 4 sportele në dalje, ndërsa 2 në hyrje.

Konkretisht nga pika kufitare e Muriqanit, në tre ditët e para të janarit janë regjistruar në dalje 18 mijë shtetas. Nga ana tjetër, kanë hyrë mbi 14 mijë të tjerë.

Më së shumti janë shqiptarët e Kosovës, të cilët pas festimeve në vendlindje, tashmë po largohen drejt shteteve ku punojnë.