Vrasjet në familje, Qirici: Komunikimi është çelësi që një marrëdhënie të funksionojë në familje dhe shoqëri

Komunikim i vertete, ky eshte celsi qe nje mardhenie te funksionoj qofte ne cift familje apo dhe ne shoqeri.

Marre shkas nga ngjarja e diteve te fundit ku vellai vrau vellane e me pas veten per ceshtje pronesie per psikologen Eksena Qirici rrënjën e konfliktit mund te jene me të thella.

''Komunikim i vertete, sidomos ne raport burre grua.

Ti shohim anetaret e familjes si persona qe investojne tek njeri tjetri''.

Qirici thote se me rendesi eshte qe te përkujdesemi për komunikimin në familje pasi ndihmon në zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e eskalimit të situatave të tensionuara.

''Koncepti qe ne kemi patur per familjen po vihet ne diskutim.

Psikologët thonë që në cdo mardhënie nuk duhet pasur frustrim apo presion pasi mund të kemi konflike që mund të shkojnë deri në dhune apo dhe vrasje.