Bullizmi në internet, Psikologët: Duhet monitorim i rrjeteve sociale
Psikologët rekomandojnë që duhet të merren masa që të monitorohen rrjetet sociale, sidomos ndaj adresave keqdashëse. Marrë shkas nga ngjarja në Durrës, ku një nënë u vetëvra si pasojë e bullizimit, psikologët ngrenë alarmin që ngjarje të tilla s’duhet të ndodhin më.
Ngjarja e rëndë në Durrës ku një 41-vjeçare u vetëvra, pasi i kishin hapur një adresë në rrjetet sociale nga ku e bullizonin çdo ditë, është një ngjarje tragjike që tregon sfidat dhe pasojat e shfrytëzimit të rrjeteve sociale.
Për psikologun, Elidon Shehu, është e rëndësishme të reflektojmë dhe duhet pasur kujdes në përdorimin e teknologjisë.
Shehu thotë se duhet të merren masa për kontrollimin e rrjeteve sociale që shkaktojnë stres, ankth dhe ndikim emocional të rëndë te personat që viktimizohen.
Psikologët sugjerojnë që është e rëndësishme të promovohet kultura e respektit për njëri-tjetrin.

