PAMJE/ Tentuan të shisnin drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 33 vjeçari, nën hetim një tjetër

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të tjera të tentativës për të shitur lëndë narkotike pranë shkollave. Një 33 vjeçar u arrestua në qytetin e Lezhës pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro.

Ndërsa një 18 vjeçar nga Rrësheni është vënë nën hetim pasi iu gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza. Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave si dhe sendet e tjera, u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Goditen 2 raste të tjera të tentativës për të shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

✅I arrestuari në Lezhë posedonte 80 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, mjet për konsumimin e kokainës, armë të ftohta dhe 3500 euro të përfituara nga shitja e dozave.

✅I proceduari në Mirditë posedonte doza cannabisi, me qëllim shitjen.

Specialistët e policive vendore të Lezhës dhe të Mirditës kanë vijuar kontrollet, sigurimin e inteligjencës policore dhe hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, me qëllim goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat, së fundi, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Për këto raste:

-u arrestua në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasi D. Rr., 33 vjeç, banues në Lezhë, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në Rrëshen, sepse nga kontrolli fizik që iu krye në qytetin e Rrëshenit, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, si dhe sendet e tjera që iu gjetën shtetasit D. Rr., u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PAMJE/ Tentuan të shisnin drogë pranë shkollave nëPAMJE/ Tentuan të shisnin drogë pranë shkollave në