Sherr mes disa personave në Pogradec, plagoset 28-vjeçari

Një 28-vjeçar me iniciale A. J., ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes disa personave në Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.