Rikthehet acari dhe shirat/ Sinoptikani Hakil Osmani: Në ditët në vijim do kemi rënie të temperaturave
Nga Albina Murataj Përditësimi i fundit 6 Janar 2024, 11:14
Këtë të shtunë të 6 janarit i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, ndërsa parashikohen reshje të dendura në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në Berat dhe Korçë reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata.
Sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se në ditët në vijim deri në fund të muajit janar do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave.
