Moti i keq, Drejtoria Detare: Anulohet nisja e tragetit GNV Blu drejt Italisë

Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi sot se kompania Grandi Navi Veloci do të anulojë nisjen e tragetit GNV Blu në datën 6 janar si pasojë e motit të keq.

Sipas DPD-së, kompania Adria Ferries njofton se nisjet e planifikuara në datat 6 dhe 7 janar ora 13:00 do të spostohen në orën 23:00.

“Të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë respektive për marrjen e informacioneve të mëtejshme”, tha DPD.

Ndërkohë linjat e tjera Durrës-Bari-Durrës, Durrës-Ankona-Durrës, Vlorë-Brindisi -Vlorë dhe Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojnë normalisht.