Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Shoqërohet në polici bashkëshorti i saj, vëllezërit hedhin dyshime të tjera
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, e cila i dha fund jetës pasi bullizohej në Tik Tok.
Sipas raportimeve në media, bëhet me dije se paraditen e së shtunës është shoqëruar në policinë e Durrësit bashkëshorti i 41-vjeçares që u vetëvra.
Pas krimit, vëllezërit e 41-vjeçarës Bedrie Loka kanë deklaruar se bashkëshorti i saj ka qenë i dhunshëm dhe shumë i ashpër me të, ç’ka mund ta ketë çuar drejt vetëvrasjes.
Kujtojmë se e reja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë në datën 2 janar, pas festimeve për fundvit me familjen dhe bashkëshortin i cili sapo ishte kthyer si emigrant nga Greqia.
Pas hetimeve nga policia, bashkëshorti dhe fëmijët e saj kanë deklaruar mbi profilet false, që përdornin fotot e saj me gjuhë denigruese. Është sekuestruar dhe celulari i 41-vjeçares për të zbardhur ngjarjen e plotë.

