Nis inspektimi për masat e mbrojtjes nga zjarri, Balla: Kontroll në çdo pallat apo qendra të populluara
Prej kësaj të premte ka nisur edhe vëzhgimi në terren i godinave që ofrojnë shërbime si dhe pallate nëse janë të pajisura me mbrojtëse kundër zjarrit. Ministri i brendshëm Taulant Balla dukë folur nga Fieri shtoi se bashkia Fier do të rrisë edhe kapacitetet e zjarr të forcës zjarrfikëse.
Zjarri i rënë në qendrën tregtarë në Lushnjë pak javë më parë ka nxitur kontrollet dhe inspektime në të gjitha mjediset frekuentim te larte si edhe ne pallate dhe banesa.
Ministri i brendshëm Taulant Balla thotë se masat për ato që nuk i respektojnë kushtet e mbrojtjes nga zjarri do të jenë të ashpra.
“Dy ditë më parë kam udhëzuar një inspektim kombëtar të respektimit të rregullave të mbrojtjes kundër zjarreve në të gjitha godinat me fluks.”
Ndërkohë sipas Balës 11 automjete do t’i shtohen këtë vit flotës së automjeteve zjarrfikëse ku me dy mjeteve reja bashkëkohore do të jepen një për Bashkinë Fier dhe një për Bashkinë Lushnje.
“Bashkia fier është përfituese e një projekti polak për të forcuar kapacitet e saj për të luftuar mbrojtjen nga zjarri.”
Këto deklarata ministri Balla i beri nga qyteti Fierit ku pati një takim me drejtuesit e bashkive të këtij Qarku në lidhje me prioritetet e investimeve të këtij viti.
