Begaj uron Violetta Berishën për zgjedhjen si kryebashkiake e Fairview, në New Jersey

Presidenti Bajram Begaj uroi sot Violetta Berishën për zgjedhjen si kryetare e Bashkisë së Fairview, në New Jersey. Begaj e konsideroi këtë një moment historik edhe për komunitetin shqiptar në SHBA.

Presidenti vlerësoi se suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie.

“Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey. Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shkruan Kreu i Shtetit në mesazhin e urimit.