Superanija amerikane në Durrës, USNS Trenton ankorohet në port, provë e partneritetit SHBA-Shqipëri

Anija e ushtrisë amerikane Treton është ankoruar në portin e Durrësit dhe do të qëndrojë atje për 4 ditë me radhë.

Ajo është një nga anijet më të shpejta të transportit në Marinën e SHBA, ndërsa sipas komandantit amerikan ardhja e saj në shqipëri është provë e partneritetit të fortë Shqipëri-ShBA.

Kjo është anija ushtarake amerikane Trenton. Është ankoruar për herë të dytë në Portin e Durrësit. Ajo ndodhet në vendin tonë në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe NATO-s.

Sipas një deklarate zyrtare nga Marina Amerikane, ajo është një nga anijet më të shpejta të transportit në Marinën e SHBA.

Sipas komandantit Damon Bateson, vizita në portin e Durrësit konfirmon vlerat dhe partneritetin e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Trenton ka një kapacitet  transportues të 312 forcave ushtarake përfshi edhe pajisje logjistike. Trenton do të qëndrojë në Durrës për katër ditë.

 Marinarët ushtarakë dhe civilë të anijes “USNS Trenton”, patën mundësinë që të vizitonin dhe sitet arkeologjike e kulturore të Durrësit por edhe të përjetojnë mikpritjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.