Tentativa e arratisjes së 4 të burgosurve në Fier, Balla: Janë ngjarje që ndodhin shpesh, por ...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla nga Fieri komentoi tentativën e arratisjes nga burgu të Dan Hutrës dhe 3 miqve të tij.
Balla tha se këto janë ngjarje që ndodhin shpesh, por duhet vlerësuar parandalimi i një ngjarjeje edhe më të rëndë mnga ana e policisë së burgjeve.
“E para duhet vlerësuar dhe përshëndetur puna e Drejtorisë së Burgjeve, pasi është një diçka që ndodh dhe përpjekje të tilla ndodhin shpesh. Por fakti që u kapën në kohë dhe u parandalua një ngjarje e rëndë”, u shpreh Balla.
Nisur nga zjarri shkatërrues i rënë pak ditë më parë në qytetin e Lushnjes ku u shënuan dëme të shumta materiale dhe ku u rrezikuan jetë njerëzish, ministri i Brendshëm Taulant Balla në një prononocim për mediat tha se ka nisur tashmë një inspektim për masat kundër zjarrit në të gjitha mjediset me frekuentim të lartë si edhe në pallate dhe banesa.
Ndërkohë sipas Ballës 11 automjete do t’i shtohen këtë vit flotës së automjeteve zjarrfikëse ku me dy mjete të reja bashkëkohore do jepen një për Bashkinë Fier dhe një për Bashkinë Lushnje.
Këto deklarata ministri Balla i bëri nga qyteti i Fierit ku pati një takim me drejtuesit e bashkive të këtij Qarku në lidhje me prioritetet e investimeve të këtij viti.


