KAS pranon pjesërisht ankimimin e PL-së ndaj vendimit të Celibashit që i la mandatin Kreshnik Hajdarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2024, 12:34
KAS pranoi pjesërisht ankimimin e Partisë së Lirisë për vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që i la mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarit.
Sipas vendimit të KAS, Kryekomisioneri do të shqyrtojë përsëri kërkesën për heqjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit, i cili akuzohet nga opozita se ka fshehur një dënim të formës së prerë të marrë nga Gjyakata e Greqisë.
Në kërkesën e saj, Partia e Lirisë ka kërkuar heqjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit pasi nuk ka deklaruar dënimin ne Greqi në formularin e dekriminalizimit.
Nga ana tjetër, Kreshnik Hajdari është nën hetim nga SPAK për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

