Automjeti merr flakë në ecje e sipër në rrugën Fier-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier-Vlorë tek vendi ku ndodhet një qëndër tregtare.

Pas marrjes vesh të lajmit kanë shkuar automjete zjarrëfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Burimet paraprake të informacionit pohojnë se ka qënë një shkëndijë elektrike që ka shpërthyer në flakë makina tipit Mercedes që udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin ka hapur krahun dhe ka ndaluar duke zbritur nga mjeti.
Nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale.