ARRSH: Reshje bore në segmentin Bogë-Theth, qarkullimi kryhet pa probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 13:10
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në segmentin rrugor Bogë-Theth kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit dhe temperatura shënon 3 °C.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora. ARRSH njofton se, qarkullimi kryhet pa probleme.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij segmenti me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.