Qytetarët kosovarë nga sot lëvizin pa viza në zonën Shengen, Meta: Arritje plotësisht e merituar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2024, 13:56
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky proces është arritje e plotësisht e merituar për Kosovën.
“Viti 2024 ka nisur në mënyrën më të shkëlqyer për qytetarët e Kosovës, pasi nga sot ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen.
Liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën.
Shpreh urimet më të përzemërta për qeverinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Meta.
