Berisha: Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia, por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re

Ish kryeministri, Sali Berisha ka uruar sërish shqiptarët për Vitin e Ri 2024.

Me një foto, i shoqëruar nga zonja Liri Berisha, Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se Viti i Ri është fillimi i ri, shpresë e re.

Postimi i Berishës:

‘Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia!

Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore! #sb’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në Facebook.