"DJ & Vula"/ Lulzim Basha shfaqet ndryshe, i rikthehet pasionit për muzikën. Shihni VIDEON

Në një kohë që fati i PD-së dergjet dyerve të gjykatave, lryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka vendosur që të tregojë për qytetarët një anë tjetër të tij.

Larg politikës por me kostum, Basha të paktën ditën e sotme është përpjekur që në mungesë të fjalimeve, të kthehet pas në kohë, në kohën e pasionit për muzikën, duke luajtur ritme pop në cilësinë e DJ të barit, ku përfaqësues të forcës që ai drejton zhvilluan mbrëmjen festive me rastin e festave të Fundvitit me mbështetës dhe drejtues të kësaj partie.

“Mbrëmje e bukur fundviti me drejtues, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e Shqipërisë. Me besimin dhe urimin për një Vit të Ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët, për ditë më të mira e më të begata!”, shkroi Basha në rrjetet sociale.

Edhe më herët Basha e ka pranuar publikisht se si një i ri pak “çapkën” në kohën kur jetonte në Hollandë muzika pop nuk lejohej  frenkuentonte diskot aty ku dhe mësoi të luante si DJ.