Shtyhet vendimi për Berishën, Myzyraj: Ka edhe një mundësi që vendimi të jepet me 31 dhjetor
Gazetari i Ora Neës, Isa Myzyraj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës ku foli për shtyrjen e vendimit për Sali Berishën. Myzyraj u shpreh se ka edhe një mundësi për ta shtyrë vendimin në ditën e dielë pra me 31 dhjetor.
Myzyraj: Kanë qenë ditë intensive në Partinë Demokratike. Deri të shtunën nuk pritet dicka konkrete.
Edhe pse nga disa komunikime që unë kam pasur pas vendimit të GJKKO për ta shtyrë seancën, pra ka edhe një mundësi për ta shtyrë ditën e shtunë dhe vendimi të jepet pikërisht orët e fundit të vitit 2023 pra ditën e dielë me datë 31 dhjetor.
Gjithsesi kjo është në dorë të gjykatës. Në GJKKO ka një kërkesë për arrestin në shtëpi për Berishën.
Janë orë të vështira jo vetëm për Berishën si person, por për PD dhe grupin e Rithemelimit
