Vendimet e fundvitit, qeveria taskforcë për turizmin, më shumë afat për disbursimin e fermerëve
Në zonat turistike do të ngrihet një task-forcë për të inspektuar dhe kontrolluar nivelin e ndotjes së ujit.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, e cila theksoi se ky vendim kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve private apo publike.
Pas mbledhjes së qeverisë, një tjetër vendim i marrë ishte dhe shtyrja me gjashtë muaj i afatit për disbursimin e naftës për fermerët.
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, theksoi se kjo do të sjellë një lehtësi në procedura si për qeverinë ashtu dhe për fermerët.
Një tjetër vendim i mbledhjes së qeverisë ishte një rishikim i një vendimi të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me rregullat dhe procedurat për aplikimet që ndjekin të gjitha subjektet private në vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Synimi është që dokumentet të cilat sigurohen nga vetë subjektet publike, nuk ka pse t’i sjellë subjekti privat, por do të garantohen nga vetë autoriteti që jep lejen.
