Shtyhet vendimi për Berishën, Koka: Mbrojtja nuk është e bindur në provat që janë dhënë

Gazetari Bledian Koka në një intervistë në Ora News foli për shtyrjen e vendimit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Koka u shpreh se mbrojtja nuk është e bindur në të gjitha provat që janë dhënë.

Bledian Koka: Mbrojtja ligjore e Berishës është duke ndjekur është duke bërë punën që duhet të bëjë një mbrojtje. Mbrojtja nuk është e bindur sigurisht në të gjitha provat që janë dhënë, prova I thënshin.

Megjithatë 7 pika që kishte, një format A4 që SPAKU kërkoi dhe kërkon për Berishën një arrestim me shpi I thënshin se për mendimin tim për mënyrën si është artikuluar dhe është shkruar shkresa fundore nga ana e dy prokurorëve të SPAK për mua ngjan me një sistem të 41 BIS që kërkon ti imponohet zotit Berisha.

Pra një arrest shtëpie ku Berishës nuk I lejohet të komunikojë, të flaës dhe as të takohet me asnjëri.

Duket që është një tendencë e përdhunshme e SPAK-ut, më shumë është një kërkesë shporporcionale me ligjin ku unë nuk kam parë të përdoret as me kriminelë të rrezikshëm.