Ten Hag e thotë hapur: Nuk kemi në plan për rinovim me Martial!

Antohony Martial është gjithnjë e më larg Manchester United. Sulmuesi francez numëron 13 ndeshje në Premier League këtë sezon, por në asnjërën prej tyre nuk ka minutazh të plotë.

Mediet britanike raportojnë se marrëdhënia e sulmuesit me trajnerin Erik Ten Hag nuk është aspak e mirë dhe kjo gjë ka bërë që 28-vjeçarit t’i tregohet “dera” nga tekniku holandez.

Në prononcimin për mediet pas fitores me përmbysje 3-2 të Manchester United ndaj Aston Villa-s, ten Hag theksoi se nuk si qëllim që të rinovojë kontratën e francezit.

“Ai ende nuk është mire. Rinovimi? Kur të kemi lajme do t’ju them, por nuk është qëllimi ynë”, deklaroi kreu i stolit të “Djajve të Kuq”.

Martial do të largohet nga United, me një shifër të ulët nëse ndodh në janar, ose falas nëse do të shtyhet për në verë.