Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e gjinisë njerëzore! Samarxhi: Betlehemi, rrezaton inkadeshencë njerëzore

NGA FERDINAND SAMARXHIU/ NDER I KOMBIT 

Moti rrëshqet këto ditë duke pritur fundvitin e tij. Fundvit që çon në antitezë, drejt hapësirave të ekzistencës së krijesës njerëzore, njeriut, ofron natyrë ndezëse, joshëse, atmosferë, shkëlqimi gëzimi.

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

Përfytyrimi ngazëllyes shkon në kohëra të hershme, kur njerëzimi në forma, mënyra të ndryshme, si magji, kremtonte mbarimin e vitit dhe priste natën e Vitit të Ri. Përjetime të gëzuara, që në memorie ngelen. Vende skandinave, pyje, dëborë, kasolle të drunjta, të bukura, pisha, bredha të zbukuruar. Oxhaqe, zjarre, ndriçojnë errësirën dhe të gjitha kasollet, ndriçojnë si yje. Slita. Babagjysh, Shën Nikolla (Santa Klaus), Shën Vasili që ofrojnë dhurata, dashuri. Fëmijë, të veshur me rroba të kuqe, kapuçë. Të gjithë të gëzuar. Këmbana, zilka, borie, çdo gjë vezulluese. Shkëmbime vizitash, mbrëmje dhe valle të gëzuara rreth pemëve të stolisura, me fruta si mirësi e begati të bollikut të natyrës. Dhurata magjike. Edhe pse kohë të largëta, pagane, përsëri traditat e bukura, mbajnë ndezur kremtimet ndezëse, vezulluese të kohëve…

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

Skenografinë e rrjedhës së historisë, si shkëlqim magjepës që mbarë njerëzimi do ta përjetojë, do ta ndriçojë një yll, që do të përjetohet, si e kremte e lindjes së shpëtimtarit të botës. Drita e tij do të ndriçojë errësirën e dimrit në Betlehem, kasolle.

Zërat ëngjëllorë po ndriçojnë Betlehemin me himnin e më të lartit qiellor…

Magët e lindjes, bashkë me yllin po udhëtojnë drejt Betlehemit, të Judesë…

Virgjëresha sot po vjen në Betlehem për të lindur.

Vallëzo botë e tërë duke dëgjuar, lëvdo bashkë me ëngjëjt e barinjtë…

VIRGJËRESHA LIND.

SHPELLA GËZON DHEUN. …

MAGËT NDJEKIN YLLIN

Mbret i ëngjëjve do të lind sonte ndër ne, të shkojmë ta adhurojmë…lart në qiell, ëngjëjt duke fluturuar shpalli sonte ty o Zot … ky do të jetë i madh dhe biri i të lartit do të quhet…dhe Zoti Perëndi do t’i japë atij fronin e Davidit, Atit të tij …dhe do të mbretërojë në shtëpinë e Jakovit. Përjetë mbretëria e tij, nuk do të ketë mbarim…le të stoliset garazhdi, shpella le të presë, Virgjëresha po vjen…gëzohu o hirëplotë…lavdërojeni bashkë me ëngjëjt e barinjtë…ja virgjëresha do të mbarset, do të lindë djalë do ta quash Emanuel. Këndoni lart e mbi dhe, dhe me ngazëllime përhimnojeni me mall, popuj me lavdi, Krishti është në tokë, lartësohuni e këndojini Zotit, le të gëzohen qiejt dhe të ngazëllehet toka.

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

GËZOHU, O HIRËPLOTË ZOTI ËSHTË ME TY

Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë, si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të, është vepër e frymës së shenjtë. Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vesh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre. E gjithë kjo do të ndodhë, që të përmbushet fjala e Zotit, e thënë me anë të Profetit që thotë: ja virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë Zoti me ne. Perëndia bashkë me ne. U përmbush e thëna prej Zotit, me anë të Profetit…

…Ky do të jetë, i madh edhe Biri i të Lartit do të quhet. Edhe Zoti Perëndi do t’i japë atij fronin e Davidit, Atit të Tij. Edhe do të mbretërojë në shtëpinë e Jakovit për jetë, edhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.

Eskili paratha ardhjen e Zotit te Prometeu i Lidhur. “O njerëzim në mjerim, do të jesh gjithmonë derisa të vij ai, që është nga lart, që do të zbresë në Hadh. Të ndriçojë botën dhe Hadhin ta bëjë Parajsë”.

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

Atë ditë, u shpall dekret nga Cezar Augusti për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë. Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Betlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe familjes së Davidit. Bashkë me Marinë shtatzënë, shkuan për të regjistruar, kështu, ndërsa ishin atje, erdhi koha për të lindur….

Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre.

Sepse sot në qytetin e Davidit, lindi për ju një shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.

Menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore që lëvdonin Perëndinë, duke thënë: lavdi Perëndisë në më të larta, paqe mbi tokë dhe mes njerëzve mirëdashje.

Edhe si ikën engjëjt prej tyre në qiell, barinjtë i thanë njëritjetrit: le të shkojmë tani në Betlehem e të shohim këtë punë që është bërë, të cilën Zoti na e tregoi. Edhe erdhën me vrap e gjetën Mariamën dhe Jozefin e foshnjën e shtrirë në garazh. Edhe si panë, treguan për fjalën që ai u tha atyre për këtë djalë(Lluk.2:13-17).

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

Zërat engjëllore po ndriçojnë Betlehemin…

Barinjtë përlavduan dhe lavduan Perëndinë, për gjithë gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, siç iu kishin thënë.

Ja Krishti, lind, lavdërojeni: ja Krishti i qiellit vjen, dilni e priteni, ja Krishti mbi dhenë, ngrihuni. Zotin pra, e këndoni lart e mbi dhe, me ngazëllime. Përhimojeni me mall popuj dhe me lavdi.

Ati, i shtyrë nga dashuria e Tij e pafund, “dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur, që të rrojmë me anë të tij” (Jn. 4:9), për ta bashkuar njerëzimin me veten Tij, duke u bërë anëtar i tij, si Perëndinjeri.

Biri i Perëndisë, duke marrë natyrën njerëzore, “që me anë të kungimit të Hyjnisë të bashkëhyjnizohet njerëzorja” (Shën Grigori i Nisës), i dha vlerë të habitshme çdo personi njerëzor në mbarë dhenë.

Dhe mos kërko siç thotë Shën Gojarti, se atje ku do Perëndia, kapërcehet rregulli i natyrës, e deshi e bëri, atë të mundur, zbriti në Tokë, shpëtoi.

…Ndërsa ishte Perëndi, bëhet njeri pa reshtur së qeni Perëndi. Kjo e vërtetë është mishërimi i fjalës, edhe për disa që nuk besojnë. Engjëllor Joani nxjerr në pah: “erdhi në të tijtë dhe të tijtë nuk e pritën atë”(Jn.1:11).

Judenjtë që e prisnin si Mesi nuk e njohën si shpëtimtar.

…Edhe sa e pritën, atyre u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë me anë të tij (Jn.1:12).

Falë besimit të tyre, Perëndia fal aftësi dhe pushtet që të bëhemi jo vetëm pasues të tij, por bij të tij, duke u hapur atyre rrugët për kapërcimin e mëkatit dhe të vdekjes, që të bëhen “pjesëmarrës të natyrës hyjnore”.

Krishti me lindjen e tij ofroi mundësinë e kapërcimit të asaj që është e pamundur nga ana njerëzore. Me sigurinë se “të pamundurat për njerëzit janë të mundura për Perëndinë” (Llk.18:27).

Jezu Krishti, shpëtimtari i botës që lindi, nuk erdhi në histori si i tërfuqishëm, perandor, mbret, komandant, ushtarak apo qeveritar i fuqishëm.

Krishti që lindi nuk imponohet me anë të fuqisë, pasurisë, diturisë së jashtme. Lindi në një vend të varfër, në garazhin e një kasolleje, në një ambient jo mikpritës, indiferent deri në armiqësor.

Nëna e tij e dhembshur e mbështolli me shpërgënj dhe e vuri të rrijë në garazh, sepse nuk kishte vend për ata atje ku kishin rënë(Llk.2:7).

Krishti lind në kasolle se nuk kishte vend për të.

Lindi si foshnje, pa asnjë mëkat, siç duhet të jetë krijesa e gjinisë njerëzore, njeri.

Krishti lindi në një vend të varfër që të mos përbuzë të varfërit.

Me dritën që lindi në kasollen e Betlehemit, ndjell shpresë, forcë, magji, siguri, mbush me optimizëm, frymë dashurie çdo njeri që e pranon dritën dhe lavdinë, më të lartit, të porsalindurit të tij, të vetmit që Perëndia hyjnizoi dhe dha natyrën njerëzore. Biri i Perëndisë që erdhi mbrëmë shfaqi paqe, dashuri.

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

Njeriu si krijesë njerëzore, falë pranisë dhe pjesmarrjes së natyrës hyjnore,si pasuese dhe pjesëmarrëse në mbretërinë e Perëndisë, kapërxen atë që është e pamundur për gjininë e saj.

Besimi në dritën që lindi, fal siguri, shprestari se Perëndia është me ne.

Katedralja Ngjallja e Krishtit. Përjetim, ngazëllim, hyjnizim. Lindja e dritës së Krishtit përçoi te të gjithë dritën e tij, gëzim, hare.

Kryepiskopi Anastas, ftoi të gjithë të përqafojmë dhe të marrim dritën e Krishtit që lindi.

“.. le të ecim përpara me durim në betejën që na pret…” (Heb. 12:1)

Ja, Krishti lind, lavdërojeni!

Krishtlindja, e kremtja kulmore e krishterë, nuk është thjesht një rast për të shkëmbyer urime dhe dhurata, për ngrohtësi familjare, për të dëfryer, dhe që sjell ngazëllim shpirtëror në jetën shoqërore. Është, mbi të gjitha, një burim i pashtershëm shprese së shumanshme – për vlerën e çdo qenieje njerëzore, për rrugëtimin e njerëzimit, për domethënien e jetës. Lindja e Krishtit shpall kremtueshmërisht se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Pra, nuk jemi të vetëm në peripecitë e kësaj jete. Biri dhe Fjala e Perëndisë, nëpërmjet Mishërimit të tij, mori tërë natyrën njerëzore, ashtu siç është, shpirtërore dhe materiale, dhe i dha trajtë të re. Është një ngjarje që përbën thelbin e zbulesës së krishterë: “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16). Kjo shfaqje e dashurisë së Perëndisë “në mish” përbën veçantinë unike të besimit të krishterë.

Le ta theksojmë “përsëri dhe përsëri”: Perëndia, Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji, një urtësi apo një fuqi e papërcaktuar jopersonale. Është Perëndi personal, dhe si person i zbulohet njeriut, ndërsa ky i fundit ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që bëhet e prekshme për tërë qenien njerëzore: “Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Ky Perëndi nuk e braktisi botën, të cilën e vret egoizmi, urrejtja, padrejtësia, dëshpërimi. E kremtja e Krishtlindjes na fton të sjellim ndër mend se shpresa e pranisë së Tij në jetën tonë përbën burimin e durimit.

Vështirësitë e panumërta dhe udhët pa krye që shfaqen gjatë rrugëtimit tokësor të Shpëtimtarit përballohen gjithnjë me durim plot shpresë. Që në Lindjen e Tij, siç paraqitet në ikonografinë orthodhokse, në vështrimin e Nënës së Tërëshenjtë, të Josifit, të barinjve dhe të magëve, vihet re një durim i paqtë e fort i përndritur. Madje, një durim i heshtur vihet re edhe te vështrimi i kafshëve që ndodheshin në shpellën e thjeshtë dhe merrnin pjesë në peripecinë e Jisuit të vogël në dhe të huaj.

Durimi plot shpresë që buron gjatë Krishtlindjes nuk është dobësi, përkundrazi është një fuqi mistike. Ai shndërron edhe hidhërimet dhe dobësitë më të mëdha të kësaj jete, duke forcuar rezistencën, shpirtin luftarak, qëndresën cilësore, përkrahjen e së vërtetës dhe të drejtësisë. Apostull Pavli, nga përvoja vetjake, na siguron: “… e dimë që vuajtja sjell durimin, durimi sjell sprovën dhe sprova sjell shpresën. Shpresa nuk na turpëron” (Rom. 5:3-5). Nëpërmjet durimit, njeriu shpirtëror i përdor më mirë fuqitë e tij mendore dhe ndjesore. Durimi, bashkë me këmbënguljen e heshtur, hap shtigje kalimi për marrëdhëniet e ndryshme njerëzore pa rrugëdalje, për vështirësitë shëndetësore, varfërinë dhe trazirat sociale. E udhëheq jetën njerëzore drejt pjekurisë, se “duhet të duroni deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë” (Jak. 1:4).

Shpresa mbështet durimin dhe durimi forcon shpresën, dhe që të dyja marrin fuqi nga besimi. Përmendja e durimit në Shkrimin e Shenjtë është e shumanshme dhe ndriçuese. Na ndihmon të ecim përpara “duke ngazëllyer në shpresë, duke duruar në vuajtje dhe duke këmbëngulur në lutje” (Rom. 12:12). Ndërsa sjellim ndër mend shembullin e Zotit tonë dhe të shenjtorëve që i shkuan pas, “le të ecim përpara me durim në betejën që na pret, duke i mbajtur sytë te Jisui, që është kreu i besimit tonë dhe ai që na bën të përsosur” (Heb. 12:1-2). Me vështrimin e mbërthyer mbi të, përballojmë me kthjelltësi dhe me fuqi të gjitha sprovat që ngrihen para nesh.

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

Çdo epokë ka trazirat, konfliktet ushtarake, katastrofat, tragjeditë, skamjen, lëndimin shpirtëror, dëshpërimin e vet. Epoka jonë po tronditet nga luftra të tejzgjatura mizore, krejt të paimagjinueshme, në shumë skaje të tokës, por edhe afër nesh, në Ukrainë dhe në Palestinë. Kundërshtitë dhe përçarjet po mundojnë edhe mjediset kishtare. Çdo popull ka problemet e tij të shumëllojta. Çdo bashkësi, çdo njeri përjeton çaste trishtimi të thellë dhe dhimbjeje. Në të gjitha rastet, udhërrëfyes i domosdoshëm mbetet durimi plot shpresë.

Le ta shtojmë përgjërimin tonë për ndalimin e përplasjeve vrastare dhe të krizave të ndryshme shoqërore, që kudo në tokë të mbretërojë paqja. Le të mundohemi që, “nëpërmjet durimit dhe ngushëllimit, që burojnë nga Shkrimet”, të forcojmë mes nesh njëmendësinë dhe bashkëpunimin harmonik, duke pasur më tepër shpresë brenda nesh. “Perëndia e shpresës na mbushtë plot me gëzim dhe paqe në besimin tonë, në mënyrë që me fuqinë Shpirtit të Shenjtë të jemi plot me shpresë” (Rom. 15:13).

Ja, Krishti lind, lavdërojeni! Durimi plot shpresë, nëpërmjet hirit të Perëndisë Triadik, le t’i mbushë zemrat tona me gëzim dhe paqe të përndritur, veçanërisht gjatë këtyre të kremteve të dhjetorit dhe të të gjithë Vitit të Ri 2024 që po afron.

Katedralja e Shën Palit në kryeqytet vezullon nga dritat, nga hyjznimi i pritjes së lindjes së dritës së Betlehemit.

Arqipeshkv mitropolit Imzot Arjan Dodaj: Ja shenja për ju: “Do të gjeni një foshnjë të mbështjellë në shpërgënj e të vënë në grazh.” (Lk 2,12).

Kjo është shenja dhe ftesa për të përjetuar me të vërtetë lindjen e Jezusit, në thjeshtësinë e fëmijës së vogël të pafajshëm, me të cilin Hyji i ka folur mbarë njerëzimit: “Dhe Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij!” (Gjn 1,14).

hurata e madhe, Biri i Tij Jezu Krishti. Është një bekim për mbarë njerëzimin, një bekim që na ka shpëtuar të gjithëve. Ai është Fjala e Amshuar, me të cilën Ati na ka bekuar “ndërsa ishim akoma mëkatarë” (Rm 5,8). Siç thotë Shën Pali. Kjo “fjalë” që u bë njeri në Jezu Krishtin, u ofrua për ne mbi kryq! Sa të shumtë janë ata që përballë Jezusit në kryq që zhvishet nga lavdia Hyjnore për të marrë mjerimet tona njerëzore, ndihen në zemër të prekur dhe të depërtuar nga ngushëllimi i tij! Në grazhdin e këtij Betlehemi që pati fillimin e tij 800 vjet më parë me frymëzimin e Shën Françeskut edhe neve shohim sesi jemi pjesëtarë të jetës së Hyjit që para 2000 vitesh ka zgjedhur të vijë dhe të banojë me ne, për ne, në ne!

Ne si të krishterët jemi të vetëdijshëm që nuk jemi më të mirë se të tjerët, por kemi hirin e të qenurit të pagëzuar në Krishtit, e kështu Krishti është bërë i parëlinduri në mes shumë vëllezërve (Rom 8,29). Krishti është arsyeja e butësisë së Krishterë, aftësia për t’u ndjerë të bekuar dhe të aftë për të bekuar njëri-tjetrin dhe çdo vëlla e motër që Zoti na dhuron pranë.

Sot në një botë të gërshetuar nga luftra të nxitura nga urrejtja dhe grykësia e asgjësimit të një populli ndaj tjetrit, njerëzimi e ka të vështirë të besojë që paqja dhe harmonia janë akoma të mundshme! Po, është e vërtetë, për njeriun është e pamundur, por “s’ka gjë të pamundur për Hyjin”! (Lk 1,37).

Kjo botë, pra ka nevojë të domosdoshme për të qenë e vizituar dhe e bekuar nga Hyji, ka nevojë për lindjen e Jezu Krishtit, Princit te Paqes. Kështu, duke u ndjerë të dashur nga Zoti e të prekur në Jezu Krishtin, edhe ne bëhemi të aftë për të dashur dhe bekuar, për të kuptuar që nuk ka gëzim më të madh se të bekosh dhe të largosh çdo mallkim që sjell përçarje dhe konflikt. Jezusi na mëson të bekojmë, duke qenë një Kishë e një popull i aftë për të mirëpritur të gjithë sepse në Hyjin jemi të gjithë vëllezër.

Sa e nevojshme është që në këto ditë festash të çlirohemi nga çdo furi shtytëse për të pasur dhurata, për të bërë dhurata por duke rrezikuar që të humbasim aftësinë e mahnitjes përballë dhuratës që je ti, jeta jote, vëllai, motra, familja, të afërmit. Pikërisht ata që shpeshherë në këtë furi, pa e kuptuar mban larg nëpërmjet indiferencës që ushqehet nga dëshira për të pasur pa qenë, për tu mbushur, pa ditur, për të kërkuar pa dashur.

Sa e nevojshme është që të rizbulojmë se Zoti ka ardhur në një familje, dhe që të investohet më shumë te familja në Shqipëri, vecanërisht të bëhen politika për familjen dhe jetën, në këtë kohë dimri demografik edhe për ne këtu në Shqipëri.

Sa bukur është të rikuperojmë të mbledhurit së bashku në familjet tona, në rrethet miqësore për të zbuluar aftësinë e falenderimit duke filluar nga gjërat esenciale që janë të padukshme ndoshta ndaj syve, por kaq të dukshme e të pranishme nëse kemi zemrën e çiltër. Falenderimi është si një shkallë që çon zemrat në lartësi dhe ngrin lart shpirtrat duke kapërcyer tundimin e shkurajimit e bën zemrën të aftë për të qenë mirënjohëse dhe jo më të pezmatuar në mërzinë e thashethemeve dhe viktimizimit. Ta pyesim veten a jemi të aftë të falenderojmë, të shohim të mirat që kemi, të bekojmë duke u çliruar nga brengat dhe ankesat për të drejtuar vështrimin lart duke pasur sytë e çiltër ndaj gjërave të bukura për të zbuluar që edhe Zoti të është pranë, po të sheh sot nëpërmjet Birit të tij, si gjënë më të bukur që ka krijuar, që je ti e që ka krijuar shumë gjëra të bukura që të rrethojnë duke filluar nga natyra mahnitëse e vendit tonë e deri tek ëmbëlsia dhe bujaria e shumë nënave, baballarëve, gjyshërve që kanë aftësinë të shohin me shpresë në të ardhmen e një vendi që të rinjtë duhet të zbulojnë akoma.

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

… e kështu do të realizohet profecia e Joelit: “Të moshuarit do të ëndërrojnë e të rinjtë do të profetizojnë” (Jl 3,2). Po, të moshuarit ëndërrojnë që të rinjtë, nipërit, mbesat e tyre të shohin në mënyrë profetike realizimin e jetës e të ardhmes së bashku me familjet e tyre në vendin e ëndrrave dhe të dëshirave më fisnike që kanë ushqyer edhe paraardhësit tanë që na e kanë lënë në trashëgimi këtë vend. Shqipërinë!

Krishti Zot lindi në zemrat tona!

Gëzuar Krishtlindjen sot e për shumë mot!

GASPARI, BALTAZARI, MELKIORI NDOQËN YLLIN…

3 miqtë duke vëzhguar tempullin e lashtë në Babiloni, ndoqën yllin për disa ditë derisa ai u shfaq si një dritë në kasollen e Betlehemit. Për një javë ndoqën yllin përmes maleve, fushave, shkretëtirave. Në Betlehem, në kasolle, në qytetin e Davidit lindi mbreti i Judejve. Lavdi Perëndisë që është ndër më të lartat, dhe ti Betlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e rëndësishme në princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullosë popullin tim Izraelin. Herodi, mbreti kur dëgjoi këto fjalë u shqetësua dhe bashkë me të gjithë Jeruzalemi. Mbasi mblodhi krerët e prifërinjve, skribët e popullit, kërkoi të dinte ku do lindë Krishti. Thirri fshehurazi dijetarët dhe pyeti me hollësi. Ku e kishin parë yllin për herë të parë, i dërgoi në Betlehem dhe tha: “…Shkoni dhe pyetni me kujdes për fëmijën dhe kur ta gjeni më njoftoni, që dhe unë të vij ta adhuroj”.

3 magët kur arritën në kasolle dhe panë Jezusin e lindur, një varg madhështor të ngarkuara mbi kafshët me dhurata, u gjunjëzuan, u falën para mbretit të Judesë, Krishtit të lindur dhe i vunë dhuratat në këmbët e shpëtimtarit foshnjë.

Njerëzit, kohë të hershme, luteshin për largimin e ditëve të egra të ftohta të acarta të motit dhe prisnin me shpresë, afrimin e ditëve të mira me diell, të ngrohta.

Mesi i dimrit kanë qënë ditët për gjithë popujt, kur të gjithë kremtonin dhe luteshin shumë kohë përpara lindjes së Jezu Krishtit.

25 dhjetor, në Skandinavi, njerëzit, duke u lutur për rikthimin e ditëve me diell, sillnin në shtëpi, trungje të mëdhenj, pemësh që digjeshin deri në fund.

Në Gjermani, njerëzit, ndernonin perëndinë pagane, Oden. Teksa besonin, se ajo, fluturonte natën, nëpër qiell, për të vendosur fatin kush është i mire e kush është i keq, se kush duhet të jetonte.

Skandinavët parakristianë festonin “Krishtlindjen” e tyre më 25 dhjetor të birit të Perëndisë së lartë të qiejve, Odinit.

Në Romë, festohej Saturnalja. “The World Book Encyclopedia”, shkruan se festimet e krishtlindjeve, i kanë rrenjët në kremtimet e lashta të Saturnit, nga romakët parakristianë.

Festa të ngjashme vihen re, te Mitraizmi, qysh në shekullin VI p.e.s. në Persi dhe Indi. Uilliam Edelen, në artikullin e tij “Christian Mythology”, vëren se edhe Mitra, kishte lindur nga një virgjëreshë, në prani të barinjve. Shpëtimtari i madh dhe Perëndia Mitra, i adhuruar në Indi dhe në Persi, njihej me cilësime si “rruga”, “e vërteta”, “jeta”, “drita”, “fjala”, “biri i Zotit” dhe “Bariu i Mirë”. Ai përfytyrohej dhe paraqitej, në arte vizuale, me një qengj në krahë, ndërsa në besimin mitraist, njëlloj si në Krishtërimin bashkëkohor, dita e diel quhej “dita e Zotit”. Te Mitraizmi, dita e 25 dhjetorit, e cila më vonë do t’i bashkëngjitej traditës së Krishtlindjeve, përjetohej me festime tradicionale, me kambana, himne, qirinj e shkëmbim dhuratash, ndërsa ndjekësit e këtij besimi merrnin pjesë në një lutje të posaçme adhurimi.

Osirisi, Perëndia i të vdekurve dhe i botës së nëndheshme në Egjiptin e lashtë, biri i një virgjëreshe të shenjtë, besohej të kishte lindur më 25 dhjetor.

Buda (Buddha), në Kinën e lashtë, besohej të kishte lindur, më 25 dhjetor, pas zbritjes së shpirtit të shenjtë mbi nënën e tij të virgjër, Maja.

Shumë kohë përpara konvertimit në Krishtërimin ortodoks, grekërit festonin 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Herkulit, biri i Zotit suprem të grekërve, Zeusit, të lindur përmes gruas së vdekshme, Alcmena.

Adonisi, një tjetër perëndi i ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga grekërit e lashtë, kishte lindur mrekullisht më 25 dhjetor. Ceremonitë e lindjes së Adonisit, janë zhvilluar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën shpellë, ku sot besohet, të ketë lindur Jezusi biblik.

Perandori Aurel, Kohë më parë, kishte themeluar një tempull, të diellit të pamposhtur, si një pikë qëndrore e gjithë sistemit fetar të një shteti (274). Ditëlindja e Zotit, qe menduar të jetë më 25 dhjetor dhe kjo, e transformuar në Krishtlindje.

Datëlindja e Jezusit, e cila festohej në Lindje, më 6 janar, u vendos në Romë më 25 dhjetor, ditën e festimit të ditëlindjes së Sol Invictus. Kjo ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit.

DIELL I PAMPOSHTUR, DITËLINDJA E KRISHTIT

Ajo çka ishte besuar tani që ishte pagane, tash u “pagëzua” dhe me anë të një akti magjik, u transformua në diçka të krishterë. Së paku, për historianët, kjo nuk dukej të ishte e krishtere.

Kostandini, njihej në romë si “inkarnimi” ose “tupëzimi” i diellit dhe adhurohej nga romakët në atë kohë si perëndi. Pas konvertimit në krishtërim, Kostandini e orientoj besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues, në besimet e mëparshme romake. Në fakt, ende, kishte dhe bërthamë pagane.

SANTA KLAUS-BABAGJYSHI I KRISHTLINDJEVE DHE VITIT TË RI

Prej shumë kohësh, realisht në gjithë botën ka ekzistuar një histori. Një prift i quajtur Shën Nikolla. Shën Nikolla (greq. “Agios Nikolas” ose “fitorja e popullit”). Në Shqipëri, Shën Kolli, njihet si emrin Shën Nikolla i Mirës, në kishën katolike, edhe Shën Nikolli i Barit, në atë ortodokse Nikolla Mbrekullibërësi, që jetoj në shekullin e IV në Lician Bizantine (sot me emrin Demre, Antalia, Turqi). Në botë njihet më tepër si Santa Claus ose Santa Klaus, ndërsa në Shqipëri njihet edhe si Plaku i Vitit të Ri apo Baba Dimri. Lindi në Patara, në Turqi, nga një familje e pasur, në shekullin e IV u bë peshkop i Myra-s dhe mori pjesë në Koncilion e Nicea-s në vitin 325. Kur vdiq, eshtrat e tij u vendosën në Myra, deri në 1087, kur u morën nga një grup kavalierësh italianë, të hequr si tregtarë dhe u dërguan në Bari, ku ruhen deri në ditët e sotme.

Lindja e Krishtit, dritë, shpresë për krijesën e

Një nga legjendat më të famshme, e konfirmuar nga Dante në Purgatorin (XX, 31-33) tregon që Shën Nikolla, i prekur nga lutjet e një njeriu të mirë, që s’kishte mundësi të martonte tri vajzat e tij, sepse kishte rënë në mjerim, vendosi t’i hidhte për tri net me radhë nga një dritare gjithnjë e hapur e kështjellës, tri thasët me monedha, që do të bënin pajën e vajzave. Natën e parë dhe të dytë gjërat ndodhën sipas planit dhe natën e tretë Shën Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur për të mbajtur fjalën, plaku me mjekër të bardhe, u kacavjerr mbi çatitë dhe hodhi thesin me monedha nëpërmjet oxhakut, ku ishin varur rrobat për t’u tharë, duke bërë të lumtur njeriun e mirë dhe tri vajzat e tij.

Shën Nikolla i ndante dhurata më të varfërve, në të gjithë botën, duke shëtitur me karrocën, slitën e tij, duke udhëtuar dhe nëpër dëborë, duke ia hedhur anonimisht nëpërmjet oxhaqeve ose dritareve të tyre. Sipas legjendave të tjera, këtij shenjtor i kishte rënë në dorë një objekt mitik, “Sacro Graal”, që, veç te qenurit përgjegjës për aftësitë e tij për të dhuruar me bollik, që dhe shkaku i hapjes së varrit të tij (nga kavaljerët italianë) me urdhër të Papa Gregorit VII. Në çdo rast Shën Nikolla u bë në fantazinë popullore “sjellës dhuratash”, detyrë e kryer falë një slite me drer në natën e 6 dhjetorit (Shën Nikolla, pikërisht) ose deri edhe në natën e Krishtlindjeve.

EDHE PEMA, ZBUKURIMI PAGANE MË PARË SE KRISHTËRIMI

Pema, që në kohët e hershme, para se krishtlindjet të datonin dhe të kthehej në simbolikë, festa e krishlindjeve, në 25 dhjetor, zbukuroheshin sipas vendeve dhe popujve, në mënyrat e tyre tradicionale, ku mbizotëronin, këmbanat, zilkat, dritat, yjet, qirinjtë, mollët, frutat e tjera, si shenjë e begatisë, por mbi gjithçka, dominon, kryqi, si simbol i krishtit dhe i pemës së jetës, si dhe ylli, si simbol i djellit, simbol i njeriut si perëndi, në universin e mishiruar.

Kisha e krishterë, i mori traditat dhe elementët nga festat pagane, siç ishte dita e 25 dhjetorit, që ka lidhje me Soltiçin dimëror, me festën e Kultit të Djellit të Pamposhtur. Kisha, me inkuperimin që bëri, edhe këtë simbol, të pemës, e pagëzoi, si pemë të festës së Krishtilindjes, me një akt, urtësie dhe magjie, pagëzoj dhe ketë pemë, si të festës së Krishtlindjeve, që kudo tashmë, në qendër të udheheqjes, të ishte vetë, Krishti, mesazhi i udhës së Tij dhe festës së Krishtlindjeve me pemën simboj të saj.

TRADITA E FESTIMIT TË KRISHTLINDJEVE, KËSHËNDELLAVE NË SHQIPËRI

Natën e Këshëndellave, ose siç thonë “Natën e Buzmit”, më 24 dhjetor herët në mëngjes, nëpër terr ende pa dalë mirë drita, trekatër djem të rinj dalin në mal, tinës, pa i parë kërkush dhe presin dy copa dru qarri ose are me gjatësi 1 ose 1,5 metër. Kur i binte shtëpia, i gdhendin me sqepar (teslic) ose me thikë dhe në të dy skajet e Buzmit e thellojnë nga një kryq. Diku, diku e thellojnë vetëm një kryq në një skaj. Drunët e Buzmit mandej i fshehin mos me i pa kërrkush deri kur të vjen koha me i qit Buzmin. Drunat i lënë diku mbas dere përjashta në anë të djathtë. Pak para darke, kur nis me u err, në mbrëmje, dalin prapë dy-tre djem dhe e kapin drunat i Buzmit si me qenë tu i bajt nji leste, vijnë te dera e shtëpisë së zjarrmit, ndërsa zoti i shtëpisë i pret te votra.

I pari djalë, i cili u prin të tjerëve nis e ban za:

– Hajde mirë se u ka pru zoti! Me kë po na vini? – përgjigjet zoti i shtëpisë.

Mandej dy djem tue hy ngadalë brenda thonë:

– Jemi t’u ardhë me gja, me mall, me ushqim, me bereqet dhe me të tanat të mirat e zotit”. Diku, diku besa thonë edhe “Po vijmë me të lumen zojë, me të lumen sh’Jozef dhe me të lumen Jezu Krisht”.

– Atëherë, zoti i shtëpisë i merr prej tyre drunat e Buzmit, më së pari bën kryq, dhe mandej në skajet e drunave të Buzmit, ku janë gdhend kryqat, qet nga pak laknuer, të lyn, fasul, djath, raki, venë, etj., d.m.th., nga të gjitha bereqetet, tue mendue se çka i japim tash na Buzmit, Buzmi ka me na dhanë neve. Tu i qit nga të tana bereqetet mbi kryq të Buzmit thuhet kështu:

Unë po t’iap tëlyn, ti me m’dhanë tambël;

Unë po t’jap pite – laknuer, ti me m’dhanë grun, kallamoq;

Umë po t’jap raki, ti me m’dhanë kumblla;

Unë po t’ jap vene, ti me m’dhanë rrush etj.

Atëherë e marrim edhe bukën bytevi edhe bëjmë kryq tri herë mbi Buzm. Masandej, Buzmin e qesim në votër kur është zjarri më i madhi. Derisa është Buzmi në votër nuk guzon kush me i frye zjarrit. Mbas darke, mbase të digjen mirë midiset e Buzmit, i marrim disa gaca prej drurit të Buzmit nji e nga nji tue i shënue me rend dhe tue i vu në qerep:

Nji gacë po e qes për kallamoq,

Nji gacë po e qes për sanë (ushqim),

Qerepit ia vemë saçin dhe e lëmë mbi qerep deri në nadje. Në mëngjes herët e heqim saçin prej qerepi dhe kqyrim ngacat mbi të cila ka shpuzë më shumë.

Thuhet se, cila gacë ka qitë më shumë shpuzë, ajo do të ketë më shumë bereqet. Kjo doke e qerepit dhe e saçit ishte përdorë qysh moti në shtëpinë e Ramë Alisë në fshatin Brekocë.

Njëkohësisht, është zakon i moçëm që natën e Këshëndellave duhet me ju qit me hangër sa më mirë gjeve të gjalla, sepse është gjynah i madh me i lanë unshëm në këtë natë. Kuajve, lopëve dhe tana kafshëve ia qesim Dujën e Tallës bytevi tue mos ia zgjidh aspak thuprën, ia hekim thuprën dujës së tallës pa i thye aspak, dhe qashtu ia qesim gjave në grashtë. Thuprat e dunjëve të pa prishuna i marrim dhe i qesim në zjall, pa i thue, menjëhere sa të “hyjnë buzmat në votër”. Zjarrin nuk guxon kush me e fik gjithë natën e lume deri sa janë buzmat në votër.

Sofrën e lanë të shrueme gjithë natën. Nji laknuer pa e prek dhe nji buk të pa thyeme e lamë për nesër në nadje kur duhet me e ba lamën. Gjithashtu, gotat e rakisë dhe të venës i lamë plot gjithë natën./Panorama