Në prag të Krishtlindjes, Pastori Lela: Në këtë periudhë, Krishtlindja është një moment për të reflektuar
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2023, 20:46
Pastori, Marsel Lela ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për festën e Krishtlindjes. Lela u shpreh se në këtë vit, në këtë periudhë, Krishtlindja është një moment për të reflektuar.
‘’Cdo vit ka një predikim ndryshe. Simbolika ngelet gjithmonë e njëjtë. Simbolika është biri i perëndisë erdhi në tokë për të shpëtuar të humburit.
Unë mendoj se shumë kush, ky vit dhe kjo periudhë, Krishtlindja është një moment për të reflektuar.
Është më tepër se thjesht në festë. Krishtlindja është një moment i ngrohtë, është një moment i familjes.
Pema e Krishtlindjes është një simbol pagan. Është një simbol që sjell gëzim’’, tha ndër të tjera pastori Lela.
