Nevina Shtylla drejt altarit në 2024?

Viti i ardhshëm, mesa duket do të jetë një vit i mbushur me gëzime edhe për moderatoren e njohur, Nevina Shtyllën.

Në fakt, ajo nuk ka dashur ta zbulonte datën e martesës, por me disa ngacmime të moderatorit Edi Manushit,  u zbulua java se kur do të lidhë dashurisë disavjeçare në martesë bukuroshja e ekranit.

Në emisionin “Trotuar”, Edi Manushi i kërkoi Nevinës të zbulonte kur do të martohet, por ajo, në fillim ngurroi.

Moderatori tha se Nevina e ka ceremoninë para Kampinonatit Europian, i cili fillon më 14 qershor 2024, ndërsa moderatorja shtoi “dhe pas ditëlindjes sime”.

Pyetjes së Edi Manushit “kur e ke ditëlindjen?”, Nevina iu përgjigj me të qeshur: “Gjeje…”

Megjthatë, Manushi vendosi ta bëjë më të thjeshtë. Nevina e ka ditëlindjen më 30 maj, ndërsa Evropiani i futbollit nis më 14 qershor (e premte). Fundjava e vetme mes këtyre dy javëve është ajo e 8 dhe 9 qershorit.

Kjo, me siguri, do të jetë edhe java kur Nevina dhe partneri i saj do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.