VIDEO/ I biri feston ditëlindjen, Jonida Maliqi zgjedh fjalët më të ëmbla: Ndihem më e brishtë por...
Djali i këngëtares së njohur, Jonida Maliqit, Dani, ka mbushur 12 vjeç.
Artistja në këtë ditë të veçantë ka bërë një postim tejet emocionues në rrjetin social "Instagram", për vogëlushin e saj, që i ndryshoi jetën e siç shkruan e bëri më të brishtë, por edhe më të fortë”.
“12 vjet më parë vendosa të ndaj me ju ndjesinë më të bukur të jetës sime në formë artistike, në atë që di të bëj më mirë. Sa herë e dëgjoj ndër vite këtë këngë emocionohem dhe ende sot e kësaj dite përlotem. Sot ndihem më e brishtë por edhe më e fortë sepse prej tim biri kam mësuar shumë. Vitet kalojnë më shpejt kur bëhesh nënë dhe kjo eksperiencë jetësore është thelbi i ekzistencës sime. Kur këndoja këtë këngë të kam imagjinuar pa fund por nuk ma merrte mendja kurrë që do të bekohesha me një djalë aq special e të mrekullueshëm si ti që fal kaq shumë dashuri.
Love you Dan my Peter Pan", ka shkruar ajo krahas videos së postuar.
View this post on Instagram
