Krishtlindja, Dom Mark Pashkja: Sot festojmë ditën e lindjes së Krishtit, është pikë orientuese e historisë njerëzore ku jetojmë
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 14:30
Zëdhënësi i kishës katolike, Dom Mark Pashkja në një intervistë në Ora Nees foli për festën e Krishtlindjes.
Dom Mark Pashkja u shpreh se sot festohet dita e lindjes së Krishtit.
‘’Sot festojmë dhe përkujtojmë ditën e lindjes së Krishtit. Ditën kur zoti erdhi në Tokë.
Kjo është një nga ato ditët që ka revolucionarizuar krejtësisht historinë njerëzore. Dita e lindjes së Krishtit është pika orientuese dhe matëse e historisë njerëzore dhe shoqërore në të cilën jetojmë.
Në vet simbolikën e saj, kjo ditë në një farë mënyrë ndryshon diametralisht raportin mes njeriut edhe zotit'', tha ndër të tjera Dom Mark Pashkja.
