Krimet e Bashkimit Sovjetik, “The Soviet Story” dokumentari që shpalos fakte nga masakrat e Stalinit
Krimet dhe masakrat e kryera gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik u shfaqën në dokumentarin “The Soviet Story”. Ky film i cili tregon me fakte kampet, terrorin dhe të gjithë makinerinë e dhunës u realizua nga analisti Ergys Mërtiri në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Komunizmit.
“The Soviet Story”, një film dokumentar i cili shpalos krimet e luftës të regjistruara gjatë kohës ku pushtetin e mbante në dorë Stalini, ish-diktatorit të Bashkimit Sovjetik.
Ky film i cili tregon me fakte kampet, varret masive, terrorin e strukturuar dhe të gjithë makinerinë e dhunës të Bashkimit Sovietik u realizua nga analisti Ergys Mërtiri në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Komunizmit.
Gjatë fjalës së tij, Mërtiri gjithashtu u shpreh se krimet e luftës në Ukrainë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, fatkeqësisht janë rikthyer përsëri.
Gjithashtu e vuri theksin tek vigjilenca për të mos lejuar hakmarrjes pasi sipas tij, viktima mund të kthehen në agresor.
I pranishëm në aktivitet ishte dhe Ambasadori i Ukrainës, i cili dha detaje mbi krimet e asaj gjithashtu dhe luftën ndaj urisë.
“Ne i përkujtojmë çdo vit ngjarjet tragjike dhe masakrat që ka kaluar vendi ynë gjatë asaj kohe. Ishin familjet që refuzonin të ushqeheshin në mënyrë koshiente, pasi donin që atë pak ushqim që i kishte mbetur ta konsumonin fëmijët e tyre. Ishte një shenjë gjenocidi, një akt gjenocidi që e kanë njohur të gjithë shtetet e botës.”
Shfaqja e këtij dokumentari bëhet me rastin e përvjetorit jubilar të gjenocidit të Holodomorit.
