Gjuajti me shpullë Luizin, ja si e komenton Kejvina këtë ngjarje

Një ndër situatat më të bujshme në spektaklin televiziv “BBV2”, ishte shpulla e Kejvina Kthellës ndaj Luiz Ejllit, si edhe komenti i saj për babain e ndjerë të këngëtarit.

Për këtë ngjarje, asokohe “Vëllai i madh” mori vendimin e menjëhershëm duke përjashtuar Kejvinën nga "reality show".

Modelja humbi me mijëra ndjekës, duke u detyruar të mbyllte rrjetin social "Instagram", vetém për t’u rikthyer javë më vonë me një falje publike për Luizin.

E si duket këtë ngjarje, Kejvina e quan si gabimin më të madh në jetën e saj.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory ku shkruan:

“Si sot nje vite kam bere gabimin me madhe te jetes sime Stay Tuned per gabime te tjera”.

Gjuajti me shpullë Luizin, ja si e komenton Kejvina këtë ngjarje