FOTO/ Heidi Klum pushime në Karaibe, publikon foto me bashkëshortin e saj Tom Cowlitz

Heidi Klum po kalon disa ditë pushimesh në ishullin e Karaibeve St. Barts me bashkëshortin e saj Tom Cowlitz. Në fotot e publikuara, modelja e njohur shfaqet e buzëqeshur dhe e shtrirë në një dyshek të fryrë duke shijuar ujin.

Klum kishte veshur bikini me tanga të zeza dhe syze dielli, ndërsa, kitaristi i ‘Tokio Hotel’ ka zgjedhur një palë rroba banje me model lulesh. Çifti – që u martuan në vitin 2019 – ishte i buzëqeshur teksa argëtoheshin në plazh.

Të dy, në fakt, kur kanë dalë nga plazhi kanë ecur dorë për dore dhe kanë shkëmbyer puthje.