FOTO/ Familja Beckham ndajnë urimet e tyre për Krishtlindje nga Miami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2023, 19:44
Sot është nata e Krishtlindjeve dhe humori festiv është i ndezur si në jetën reale ashtu edhe në internet. Kjo është një ditë ideale për të famshmit për të ndarë momente familjare dhe komode.
Këtë mundësi e shfrytëzuan Beckham, të cilët po shijojnë festat e Krishtlindjeve në Majamin e largët dhe të ngrohtë.
Viktoria përmes një postimi ka ndarë momente familjare, por edhe urime me fansat e tyre. Cruz, 18, Brooklyn, 24, Harper, 12 dhe Romeo, 21, ishin të gjithë aty. Ky i fundit në fakt luan edhe në ekipin e futbollit Brentford FC
Në foto ka qenë e pranishme edhe Nicola Peltz, bashkëshortja e Bruklinit. Seti fotografik kishte veshje specifike për Krishtlindje, ndërsa të gjithë pozuan të buzëqeshur dhe të përqafuar.

