I përmendën shpesh herë gjatësinë, reagon për herë të parë Irgen Çela

Aktori i humorit, Irgen Çela, u eliminua javën e kaluar nga spektakli televiziv "DWTS".

I ftuar në emisionin "Fun Club", artisti u pyet nga moderatorja nëse i është dukur e tepruar kur juria i ka përmendur gjatësinë.

"Më është dukur si gjë normale, ka pas ndonjë moment që më është dukur e tepruar, por jo që të më shqetësonte jashtë mase", u përgjigj Irgeni.