Festat e fundvitit, Koromani: Shumica e njerëzve stresohen shumë kur afrohen festat
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 10:28
Psikologia, Rudina Koromani ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për festat dhe si i presin njerëzit ato dhe si ndikojnë festat tek njerëzit.
Koromani u shpreh se shumica e njerëzve stresohen shumë kur afrohen festat.
‘’Shumica e njerëzve stresohen shumë kur afrohen festat.
Në këto festa ne shprehim edhe dëshira. Teksa ndërtojmë këto dëshira, një shkëlqim ndikon pozitivisht.
Fëmijët janë bukuria më e madhe e festave.
Festat e fundvitit janë koha ideale për të kaluar kohë me familjen.
Duhet ti kushtohet rëndësi lojrave me fëmijët'', tha ndër të tjera Koromani.
