PAMJE/ Dea Mishel rikthehet me ish-in, kapen mat në Paris

Dea Mishel ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “BBV2”, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.

Së fundmi, ajo është rikthyer me ish- të dashurin e saj, Islin, me të cilin ka patur një lidhje 5 vjeçare.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, dyshja është fotografuar duke shijuar pushimet në Paris.

Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.

“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, shprehet dikur Dea.

Duket se tashmë dyshja i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit.

PAMJE/ Dea Mishel rikthehet me ish-in, kapen mat në Paris