A është Angelina Jordan pasardhësja e Amy Winehouse?

Edhe një herë tjetër, Angelina Jordan magjepsi audiencën me zërin e saj në ceremoninë e çmimit Nobel për Paqen në Oslo.

Angelina Jordan u zgjodh për të kënduar në eventin global, pasi pushtoi botën e muzikës që në moshën 8-vjeçare me performancën e saj të “Gloomy Sunday” të Billie Holiday në konkursin televiziv “Norway’s Got Talent” (2014) dhe sot, nëntë vjet më vonë, ajo ka pushtuar botën e muzikës duke i treguar bashkëmoshatarëve të saj se ku mund të arrini nëse keni një vizion dhe luftoni me pasion për të.

Këngëtarja 17-vjeçare madje u shfaq e veshur me të njëjtin xhevahir që kishte veshur Clementine Churchill kur burri i saj dhe kryeministri britanik Winston Churchill u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi (1953).

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, ylli 17-vjeçar veshi gjerdanin e çmuar që Clementine Churchill kishte mbajtur natën kur bashkëshorti i saj Winston Churchill u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi (1953).

Trashëgimia e paçmuar tani i përket koleksionit V Muse dhe është dhuruar nga pronarët e saj për arsye simbolike. “Ishte një nder i madh të këndoja në një natë kaq historike të rrethuar nga personalitete të larta. Një çmim si ai Nobel për Paqen ka një peshë të veçantë në kohët tona të ngarkuara”, tregon ajo për natën e madhe.

Përballë dy syve të saj të mëdhenj blu të thellë dhe një fiziku që të kujton Priscilla Presley-n, ishte e pamundur të mos komentoje për bukurinë e saj: “Jam e kënaqur që mendoni se dukem si Priscilla. Unë e konsideroj atë një ikonë të përjetshme të modës, një grua të mrekullueshme që është ende një simbol i elegancës dhe bukurisë. Jam e emocionuar që pata fatin ta takoj. Veç kësaj, Elvisi me atë zë unik ka qenë gjithmonë burim frymëzimi për mua”, thotë ajo me entuziazëm.

Angelina Jordan është një fëmijë i mrekullueshëm që po rritet si një yll në industrinë e muzikës, ndërsa shumë e njohin zërin e saj shpirtëror si pasardhësja e Amy Winehouse.

. E lindur në Norvegji në vitin 2006, ajo u shfaq në skenën muzikore ndërkombëtare si fituese e ‘Norway’s Got Talent’ në vitin 2014 dhe që atëherë, krahas karrierës së saj muzikore, ajo ka qenë aktive në mbledhjen e parave për kauza mjedisore dhe bamirëse për fëmijët në mbarë botën.