Anëtarja themeluese e "Dixie Chicks", Laura Lynch, humbet jetën në një aksident automobilistik

Laura Lynch, themeluesja e grupit Dixie Chicks, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Teksas.

Muzikantja 65-vjeçare vdiq në çast kur një makinë tjetër u përplas me automjetin e saj teksa ajo tentoi të kalonte në një autostradë jashtë El Pasos të premten pasdite, raporton TMZ.

Drejtuesi i mjetit tjetër u dërgua me urgjencë në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Leeds u shpall e vdekur në vendngjarje.

“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Laura Lynch, anëtare themeluese e The Chicks. Ne kemi një vend të veçantë në zemrat tona për kohën që kaluam duke luajtur muzikë, duke qeshur dhe duke udhëtuar së bashku”, tha grupi në një mesazh në Instagram.

Lynch formoi Dixie Chicks me Robin Lynn Macy dhe motrat Marty dhe Emily Erwin në 1990, fillimisht si basiste dhe përfundimisht duke qenë si vokaliste të grupit. Këngëtarja e lindur në Teksas regjistroi tre albume me grupin përpara se të largohej në 1995 dhe të zëvendësohej nga Natalie Maines.