Arrestimi i Berishës, Vokshi: Janë shkelur ligjet dhe Kushtetuta me SPAK e GJKKO, plan i Edi Ramës
E ftuar në Ora News, deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se janë shkelur të gjitha ligjet dhe është shkelur kushtetuta në raport me vendimin për arrestimi ne Berishës.
Ajo shoti se ky është një plan i mirëmenduar i Edi Ramës, ku institucione si SPAK dhe Gjykata kushtetuese po i bien me grusht Kushtetutës.
Vokshi: Janë shkelur të gjitha ligjet dhe është shkelur kushtetuta, nga institucionet qeveritare, por edhe nga SPAK dhe GJKKO-ja, institucione për të cilat ka pasur pritshmëri të lartë sepse e kemi votuar të gjithë, bashkë me ndërkombëtarët.
Ajo që i vuri vulën më tej, dhe që në fakt është një grusht i rëndë anti kushtetues ndaj shtetit shqiptar, ishte vendimi i fundit i GJKKO-së. Nëse ajo nuk bën punën e saj dhe nuk interpreton konfliktin e kompetencave mes pushteteve, atëherë ku do ta gjejë të drejtën një qytetar, nëse nuk e gjen kreu i opozitës. Ky është një plan i mirëmenduar i Edi Ramës.
