Baçi: Vendimi për arrestimin e Berishës i paligjshëm, akuzat e SPAK me qëllime politike

I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se PD-ja me ekspertët e saj dhe deputetët kanë ditë që shpjegojnë se masat ndaj Berishës janë të parapërgatitura

Ai shtoi se SPAK procedoi me arrestimin e Malltezit dhe futjen në këtë proces të Berishës sikur ai ka bërë ligje enkas që të fitojë Jamarbër Malltezi.

Baçi: Vendimi është i paligjshëm. PD-ja me ekspertët e saj dhe deputetët kanë ditë që shpjegojnë se masat ndaj Berishës janë të parapërgatitura dhe me qëllime politike. Nuk qëndron asgjë nga SPAK sepse është një kallëzim i bërë nga Taulant Balla.

Proceduan me arrestimin e Malltezit dhe futjen në këtë proces të Berishës sikur ai ka bërë ligje enkas që të fitojë Malltezi. Vendimet e këshillit të ministrave janë kolegjiale, janë vendime që nuk ka përfituar vetëm Malltezi, por shumë pronarë të tjetër.