Taulant Seferi vijon të shkëlqejë në Emiratet e Bashkuara Arabe, shënoi golin e fitores me Bani Yas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2023, 14:26
Taulant Seferi vijon të shkëlqejë në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit shënoi golin e radhës dhe ishte vendimtar për ekipin e Bani Yas në fitoren 2-1 ndaj Ittihad Kalba.
Seferi shndërroi në gol një penallti. Goli i 6 për 27-vjeçarin Shqiptar dhe i katërti në 5 ndeshjen e fundit. Por ky gol mund të jetë edhe i fundit për Seferin në aventurën arabe.
Seferit i përfundon huazimi me mbylljen e vitit 2023 dhe vazhdon kontrata me Vorskla Poltava në Ukrainë.
Sulmuesi 27-vjeçar luajti rol të rëndësishëm për Kombëtaren kuqe e zi në kualifikueset e kampionatit Europian, me 2 gola në 7 ndeshje. Forma e mirë që po kalon mund ta ndihmojë për të qenë në listën e Sylvinho për finalet.
