Laçi dhe Kukësi e mbyllin në barazim, Sobowale i jep kurbinasve një pikë në fundin e ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2023, 15:49
Laçi dhe Kukësi kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.
Sfida u zhbllokua në minutën e parë nga Rivas i cili përfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes duke kaluar në avantazh ekipin e tij.
Ky avantazh do të zgjaste deri në minutat e fundit ku Sobouejll do të shënonte golin e barazimit.
Një gol që fillimisht u anulua nga Maletaj dhe pas rishikimit në VAR e cilësoi si të rregullt.
Me këtë barazim skuadrat i kanë prishur punë njëra tjetrës duke mbetur në të njëjtën renditje.
Kurbinasit pozicionohen në vendin e 7-të me 21 pikë dhe verilindorët në vendin e 8-të me 19 pikë.
