SERIE A/ Torino-Udinese ndahen në paqe, Bologna triumfon ndaj Atalanta-s

Torino-Udinese ndajnë pikët në javën e 17-të të Serie A, me sfidën që u mbyll me barazimin 1-1.

Ndeshja foli më shumë për vendasit, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.

U deshën rreth 81 minuta lojë, që Udinese të merrte avantazhin me golin e realizuar nga Zarraga.

Ndërsa në minutën e 88’ Ilic realizoi një perlë të vërtetë dhe i dha barazimin ekipit të tij.

Pas javës së 17-të Torino renditet në vend të 10-të me 24 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 16-të me 14 pikë.

Ndërkohë Bologna merr një fitore të rëndësishme ndaj Atalanta-s në shtëpi, me takimin e raundit të 17-të që u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, teksa goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Ferguson në minutën e 86’.

Kështu Bologna aktualisht renditet në vend të katërt me 31 pikë, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër formën e mirë, teksa Atalanta e Berat Gjimshitit, me kapitenin “kuqezi” që vazhdon të mbajë të paprekur rolin e titullarit, renditet në vend të shtatë me 26 pikë.