Roma mposht Napolin pas katër vitesh në Serie A, ''skuqen'' Politano dhe Osimhen

Roma mund Napolin në Serie A për herë të parë pas 4 vitesh.

Skuadra e Mazzarrit u imponua 2-0 në “Olimpico”, në sfidën e javës së 17-të.

Një pjesë e parë mjaft emocionuese dhe e luftuar, ku arbitri Colombo nxorri gjashtë herë kartonin e verdhë nga xhepi.

Në pjesën e parë, janë marë plot 6 kartona të verdhë, ku katër ishin nga ana e Romës. Në të dytën, nuk munguan përsëri kartonat, ku madje Napoli u ndëshkua e me dy të kuq.

Minuta e 67-të do sillte një nga episodet më të rëndësishme të takimit. Zalewski tërhoqi nga fanella Politano-n, me këta të fundit që nga irritimi godet me këmbë kundërshtarin, duke detyruar gjyqtarin t’i japë kartonin e kuq.

Në inferioritet numerik, kampionët e Italisë rezistojnë vetëm 10 minuta, pasi pësuan gol nga Pellegrini, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të El Shaarawy.

Në fund pati kohë edhe për Lukaku-n.

Roma e vendit të gjashtë sheh tashmë t’i afrohet një vendi që të çon në Champions League.

Napoli vijon me paraqitjet me ulje-ngritje, teksa aktualisht renditet në vendin e shtatë.