ZYRTARE/ Osimhen rinovon me Napolin, rritje e ndjeshme e pagës për sulmuesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2023, 16:27
Tashmë është zyrtare, Victor Osimhen ka rinovuar kontratën me klubin e Napolit, pjesë e të cilit do të jetë deri në vitin 2026.
Përmes rrjeteve sociale, Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis bën me dije se rinovimi me sulmuesin tashmë është “i kryer”.
Për sulmuesin është vendosur klauzolë lirimi që shkon në 130 milionë euro, ndërsa Osimhen do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon nga kontrata e re, nga 4.5 milionë euro që ka marrë deri në këto momente.
