Vetëvendosje mohon akuzat: Kemi favorizuar më shumë komunat që nuk drejtohen nga VV

Lëvizja Vetëvendosje mohoi akuzat e se me ndarjen e buxhetit, qeveria ka favorizuar komunat e udhëhequra nga përfaqësues të vetë mazhorancës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thekson se shikohet vlera e projekteve për kokë banori prin Prishtina, Gjakova e Ferizaj, komuna këto që nuk qeverisen nga VV-ja.

Teksa mohon favorizimin, ajo gjithashtu pohon se komunikim më të mirë kanë pasur me kryebashkiakë të cilët përfaqësojnë vetëvendosjen.

Ndërkaq sipas saj, kryetarë të cilët i përkasin partive opozitare kanë marrë edhe merita për projekte të cilat i ka mundësuar qeveria Kurti.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, vlerësohet që këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja në komuna është 21.8 milionë euro.

Sipas raportit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje ku 13 milionë euro janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime.