Serbia mohon akuzat e Albin Kurtit, pretendojnë se nuk ka plane për sulme në territorin e Kosovës
Serbia mohoi akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se pjesëtarë të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, por stërviten në poligone ushtarake për të tjera sulme!
Ministria Serbe e Mbrojtjes tha i cilësoi absurditet pretendimet e Kryeministrit të Kosovës.
“Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.
Zyrtarët në Beograd mohuan po ashtu se ka plane për sulme në territorin e Kosovës.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konferencë të posaçme, tha se Kurti nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve, por kërkon të shkaktojë krizë mes dy vendeve. Ai tha se zyrtarët e Kosovës po tentojnë të manipulojnë ndërkombëtarët.
Albin Kurti deklaroi se Millan Radoiçiç, dhe, grupi i tij, po përgatiten të kryejnë sulme të reja ndaj Kosovës. Ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës. Gjatë përleshjeve disa oreshë, u vranë edhe të paktën tre anëtarë serbë të grupit, por shumë të të tjerë arritën të arratiseshin, siç dëshmuan pamjet.
Prishtina akuzon për sulmin Serbinë, por Beogradi mohon çdo përfshirje.
Kurti përmendi disa lokacione në Serbi, përfshirë poligone ushtarake, ku pretendoi se po stërviten pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit.
Kryeministri kosovar pretendoi se stërvitjet po drejtohen nga ushtarakët serbë në pension.
AI po ashtu përmendi një plan për një sulm në nëntor për, siç tha, rimarrjen e vilës së Radoiçiçit afër Liqenit të Ujmanit, që autoritetet kosovare sekuestruan pas sulmit të 24 shtatorit.
Kurti tha se të gjitha këto plane janë të destinuara të dështojnë, duke theksuar se Kosova është e përgatitur të zmbrapsë çdo sulm.
Ministria e Brendshme e Kosovës bëri me dije se që nga viti 2021 deri më tani, Policia e Kosovës ka qenë objektiv e 114 sulmeve në veri, kryesisht të kryera nga grupi që kreu sulmin në Banjskë.
