Arrestohet shtetasja serbe në Mitrovicë, mashtroi duke mbledhur 1,000 euro për dikë me nevoja të veçanta

Të premten, është arrestuar një grua, shtetase serbe, në Leshak të Mitrovicës së Veriut, e cila dyshohet se ka mashtruar një person dhe ka mbledhur një shumë parash prej 1,000 eurosh.

Raporti i policisë

“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1000€ në emër të djalit të  dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës.”

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.