Ndërron jetë një punëtor pasi ra nga një objekt në ndërtim, arrestohet pronari i kompanisë në Prishtinë
Një person i cili ishte punëtor ndërtimi, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një objekt në cilën ishte duke punuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:30 në rrugën “Gjergj Balsha”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se pasi është rrëzuar nga objekti viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Siç bëhet e ditur në raport është arrestuar një i dyshuar (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima.
