E rëndë në Kamenicë, një 54-vjeçar gjendet i vdekur në mal

Të premten, në fshatin Moqare e Poshtne në Kamenicë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.

Bëhet fjalë për një 54-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në mal.

Rrethanat e ngjarjes akoma nuk dihen, por që tashmë Policia kanë nisur hetimet.

Teksa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.