Angelo Tafas: Kukësit i duhet merkato, kam oferta, por dua klub ambicioz që të kap kombëtaren
Portieri Angelos Tafas është një ndër elementët më të rëndësishëm të Kukësit në këtë sezon. Në një intervistë për emisionin “Sport Focus” në Ora News, portieri foli për vështirësitë në këtë sezon dhe objektivin e madh, që është transferimi në një kampionat të fortë me synimin për të arritur ekipin kombëtar.
Gjendja e ekipit – “Atmosfera gjithmonë ka qenë shumë pozitive, shpresojmë të vazhdojmë me një rezultat pozitiv kundër Laçit”.
Debati Nica dhe Rashitit – “Trajneri ka folur në nerva e sipër, por vlerat e Rashitit dihen. Është një sulmues me shumë kualitet, por e ka kuptuar gabimin dhe ka kërkuara ndjesë”.
Laçi – “Ne kemi një ekip pa përvojë, jemi të gjithë të rinj. Mungesa e vazhdimësisë vjen pikërisht nga eksperienca. Jemi të gjithë gati për ndeshjen me Laçin dhe synojmë të marrim maksimumin. Dëmtimet na kanë penalizuar, por tani jemi të gjithë gati”.
Forma 7 ndeshje pa pësuar gol – “Puna ime është të vazhdoj të mbaj portën të paprekur. Në çdo ndeshje kundërshtarët e godasin shumë portën tonë, e rëndësishme është që ne të fitojmë, por kjo bëhet gjithmonë më e vështirë”.
Gara për mbijetesë – “Faza e dytë e Superiores do të jetë më e vështirë, por ne duhet të bëjmë më të mirën. Dua shumë të qëndrojmë në Superligë edhe për atë që ekipi ka kaluar këtë vit. Megjithatë duhet të bëjmë disa afrime”.
Ofertat – “Do të qëndroj deri në fund të sezonit te Kukësi dhe më pas do të largohem”.
Klubi i ri? – “Ëndrra ime është të luajë në një nga 5 ligat më të forta në botë, por më pëlqen të tregoj vlerat e mija në një kampionat të hapur. Dua një klub ambicioz që të luaj dhe të kap kombëtaren. Do të studioj çdo ofertë dhe do të vendos sepse nuk dua të bëjë gabime që të iki dhe të kthehem prap në Shqipëri”.