Ca ide për date të lezetshme në fundjavën e Krishtlindjes

Kjo fundjavë i kushtohet Krishtlindjes, ndaj përgatitu për ca ide të lezetshme se si të kalosh 3 ditë me personin e zemrës:

Pak kakao dhe çokollatë e ngrohtë në shtëpi

Rehatohuni, rrini ngrohtë dhe përgatisni ca filxhane me kakao dhe çokollatë të ngrohtë, që të kënaqni zemrat!
 
Një piknik i vockël 
 
Blini verë, porosisni diçka, ose në rastin më të mirë, gatuajeni vetë dhe organizoni një piknik me pemën e Krishtlindjes në sfond.
 
Bëni disa ornamente Krishtlindjeje
 
Sigurisht, zbukurimet e gatshme janë të bukura, por po sikur të bëni nga një ornament të lezetshëm dhe t’ia dedikoni njëri-tjetrit?

Darkoni në një restorant

Nëse e keni pasur gjithnjë me qejf një restorant, është momenti të rezervoni dhe të darkoni atje.
 
Shihni filma me tematikë Krishtlindjeje
 
Po, e zakonshme, por përmbushëse.
 
Gatuani biskota bashkë
 
Besojmë e dini! Përbërësi sekret për biskotat më të shijshme është dashuria. Edhe kanella. ;)

Shkruani një letër me kujtimet më të bukura të këtij viti